SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

HIMARE/ Humbet jetën në një atentat me armë biznesmeni Niko Goro

Ka humbur jetën sot (e shtune) në një atentat me armë biznesmeni himarjot Niko Goro Ngjarja e rende ndodhi mëngjes në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille të Himarës, teksa biznesmeni Goro doli nga marketi i motrës së tij.

Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç.

Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Ai eshte 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga nje furgon ku ishin edhe 3 persona të tjerë. Ekzekutuesi iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba në drejtim të tij.

Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit.

MNesohet se policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer prej 70 mijë eurosh.///

error: