SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë.Lakmia për plazhet. Dy persona nën akuzë, vendosën struktura druri pa leje në Gjipe

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, njoftuan sot goditjen e dy rasteve të tjera dhe referuan materiale në Prokurori për ndjekje penale të M. D. dhe A. Z.

“Ata dyshohet se në plazhin e Gjipesë kanë vendosur struktura druri të çmontueshme (përkatësisht 2 njëri dhe 1 tjetri), pa lejen e organeve kompetente”, tha policia.

Një ditë më parë edhe në Sarandë ishin goditur dy raste me vendosje platforme në plazh dhe gërmime me eskavator, në lagjen nr. 3 të qytetit.///

error: