SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë.Peshkoi me lëndë plasëse, Policia procedon 56-vjeçarin

 Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë vijon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me lëndë plasëse. Në një njoftim për shtyp Policia, bën të ditur se, “ka kapur në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse dhe ka proceduar penalisht 56-vjeçarin, teksa ka sekuestruar edhe 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës”.

Sipas Policisë, në vijim të kontrolleve që kryhen nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjshmërisë dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit”, është konstatuar një shtetas duke peshkuar me lëndë plasëse. “Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në Himarë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.(Nga Eva XHAJANKA)///

error: