SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë.Zgjedhjet e pjesshme, opozita hap fushatën elektorale

Opozita ka hapur të mërkurën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Himarës, që do të zhvillohen më 4 gusht.

Opozita kandidon në këto zgjedhje me Petro Gjikurinë, përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.

Në takimin hapës të fushatës elektoral ishin të pranishëm kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, si dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso. Në fjalën e tij Blushi u shpreh se Himara është vetëm e himariotëve dhe vetëm himariotët mund të vendosin për të ardhmen e saj. “Sot të gjithë bashkë jemi krah jush në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standardeve të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm”, tha Blushi.

Ai bëri thirrje që të gjithë të bashkohen në mbrojtje të truallit, të shtëpisë, të nderit, të identitetit, të vetëdijes historike, të besimit, në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë.///

error: