Biletat fizike në transportin ndërqytetas do të hiqen dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e sotme, ku u miratua edhe vendimi.

Ndërkohë mësohet se prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike të fiskalizuara.
“Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara. Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër.
Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike”, u shpreh ministrja Balluku./ //
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI