Nga Zana MATAJ
Nje lajm i trishtë...
Eshte ndare nga jeta sot nje njeri i thjeshte. Petrit Dani.Vjec 75. I njohur ndryshe si Peço i gazetave. Peço percillet per ne banesen e fundit neser, (e marte, me 13 shtator) ne oren 11.00. “Familjaret presin vizita ne shtepine e tij. Lagjia Nr.3 mbi Spital tek depua e Ujesjellesit Sarande”.
Kaq thote njoftimi. Por nuk ka njeri ne Sarande qe nuk e njeh Peçon e gazetave…
Ne diell te forte, neper shi dhe ere. Per 30 e ca vite Peço bente ritualin e dites se tij te Punes ne qytetin bregdetr. Priste te merrte gazetat nga kioska ne zemer te qytetit sapo mberrinin nga kryeqyteti me makinat e shtypit dhe i paloste ne sqetull dhe ikte sakaq drejt njerezve qe prisnin te rejat e dites.
Çdo lloj gazete pavaresisht nga ngjyra politike i shiste per pak qindarka qe do te fitonte per shtepine nga çdo gazete. Pasi mbaronte me qytetin, nisej per ne Gjashte e Metoq. Me trasten e tij te madhe kraheqafe per t;u mbrojtur nga reshjet. Per buken e perditshme te shtepise se tij. Me nje buzeqeshje te permbajtuar.
Ne nje ritual qe zgjati mbi 30 vjet me gazetat, si nje postier qe e pati te shenjte misionin e tij per shitur gazetat. Edhe kur shtypi i printuar vite me pare pritej “si ujet e paket” ne qytetin bregdetar , ne rruge, rrugica e lokale edhe; kur roli i shtypit u zbeh, per shkak te mediave elektronike dhe atyre sociale…
Dhe nëse, ne nje lokal kur ai hynte dikush e ftonte për nje kafe pasi merrte gazeten,.ai, me finsikeri thoshte: “Faleminderit, por nxitoj se njerezit presin gazeten!….”Dhe ikte i kerrusur me peshen torbes se tij plot me gazeta per tek njerezit….Deri sot, nje dite me pare kur zemra e tij pushoi dhe imazhi i tij nuk do te shihet me neper rruge, rrugica e lokale. As ne Sarande e as ne Gjashte e Metoq…
Peço i gazetave, Petriti fisnik, iku, siç ikin qytetaret e thjeshte si, ne nje ikje te perditshme, si ne nje dite pune te tij per te siguruar buken e perditshme e duke shitur gazetat e duke lënë pas, imazhin e fisnikte te njeriut te thjeshte të punës…
Lamtumire NJERIU i mire i punes ! Te qofte dheu i lehte! sarandanews.al u shpreh ngushellime familjareve te Petrit Danit, ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI