SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Humb betejën me COVID-19/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i humorit, Koço Devole

ATSH/ Aktori i mirënjohur i humorit dhe regjisori, Koço Devole, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas infektimit prej disa ditësh nga koronavirusi.

Ai ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.

Devole kishte marrë një trajtim mjekësor paraprak në këtë spital dhe në 31 tetor la spitalin pasi gjendja shëndetësore u duk se u përmirësua.

Por ai u kthye me urgjencë një ditë më pas, pasi shfaqi komplikacione, kësaj here në intubim.

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur në një intervistë televizive, pas rishtrimit të tij në spital tha se “gjendja është stabël. Aktori ndodhet në respiracion mekanik. Ai vuan nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, leukoza, por shpresojmë të bëhet mirë shpejt”.

Krijimtaria

Regjisori, skenaristi, humoristi dhe karikaturisti shqiptar Koço Devole la një krijimtari dhe pasuri të madhe për artin shqiptar.

Ai është autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit dhe qyteteve te tjera.

Ai është autor dhe regjisor në telekomeditë:

Çanta e zeze 1986

Gjuetia e fundit 1992

Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]

Çanta me një milion 1993

Oreksi i madh 1994 [2]

Një ditë i çmendur 1995

Revolja e heroit 1996

Pushime në Romë 1996

Mos shko o trim 1997

Tre shoke pa shërbyesen 2001 [3]

Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]

Milioneri 2005

Na ishte njëherë Shqipëria 2009/atsh///

error: