SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hysi: Opozita nuk lëvizi as gishtin për të kërkuar ndaljen e dhunës nga të miturit në protesta

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja socialiste, Vasilika Hysi, gjatë një interviste televizive ka nënvizuar se një pjesë e protestuesve në Shkodër kërkuan të kishte një viktimë, por Policia ka vepruar me qetësi dhe ka shmangur këtë skenar.

Hysi nënvizoi se, është e pakuptueshme se si fëmijë të moshës fare të vogël, 7 apo 8, 10,12 vjeç dhunuan një seli partie, dhe për këtë duhet hetuar për të gjetur se cilët ishin organizatorët e kësaj dhune.

“Në krye të protestës ka qenë drejtuesja e Bashkisë së Shkodrës, që drejtoj protestuesit drejt asaj selie, madje mediet dhanë komunikimet e mesazhet që ka përcjellë tek qytetarët. Unë e kuptoj që një pjesë e protestuesve, jo atyre që donin një protestë paqësore, por pjesë tjetër, do të donin që të kishte një drejtim tjetër në Shkodër protesta, do të donin që të kishte një viktimë, por Policia ka qenë korrekte dhe ka shmangur përplasjet”,- vuri në dukje Hysi.

“Çfarë e lidh një fëmijë të moshës 7-10-13 apo 14 vjeç me PS dhe me dhunën ndaj kësaj selie, që përfaqëson një parti politike. Të protestosh për një padrejtësi, të protestosh për një ngjarje është mëse normale. Protestat bëhen në shesh, ndërsa fëmijët, nuk e di pse duhet të hynin në godinë, të hynin të shkatërronin, të digjnin. Kjo më nxit të mendoj se kanë pasur një orientim, prandaj organet duhet të hetojnë, të shikojnë se kush e organizoi, kush i nxiti të djegin e shkatërrojnë”,- tha Hysi.

Lidhur me protestat në Tiranë, Hysi tha se pas tyre fshihet opozita, që kurrë nuk lëvizi gishtin për të kërkuar ndaljen e dhunës nga të miturit.  Ajo deklaroi se përgjegjësia është individuale dhe drejtësia po bën detyrën e saj.

“Të pasurit të drejtë për të bërë protestë nuk do të thotë që kjo protestë të kthehet në një protestë të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, pronës, publike apo private”,- tha Hysi.

“Por ajo që ishte më e rënda është keqpërdorimi që  i’u bë fëmijëve. Nuk është thjesht një keqpërdorim, që fëmijët i morën e dolën në protestë, por nxitja për aktet e dhunshme janë ato që nuk duhen parë tek të miturit, të cilët s’duhet t’i edukojmë dhe ushqejmë me kulturën e dhunës, shkatërrimit. Të mitur të moshës dhe 7 apo 8, 10 apo 12- vjeçare, që s’kanë përgjegjësi penale dhe që nuk kanë lidhje me kauzën për të cilët të rriturit protestonin”, u shpreh Hysi.///

error: