Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte i dënuar me 5 vite burg.Mësohet se shqiptari është arrestuar në Kakavijë, nga ana greke, ndërsa ai ishte dënuar për trafik lëndësh narkotike.
Njoftimi i policisë:-Kapet në anën greke të Kakavijës një shqiptar i kërkuar. Sipas burimeve nga policia helene, shqiptari u ndalua nga pala greke, konkretisht nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit. Shqiptari rezulton i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 5 vjet burg dhe 3000 euro gjobë për trafik droge.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri