SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I riu nga Saranda aksidentohet në Memaliaj, 2 të plagosur

Një aksident ndodhi pasditen e së hënës pranë Memaliajt, me pasojë dy të lënduar lehtë.

Njoftimi i policisë– –Rreth orës 05:30, në hyrje të qytetit të Memaliajt, shtetasi A. N., 24 vjeç, banues në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, shtetasit J. N., 54 vjeç dhe R. N., 47 vjeçe, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.///

error: