SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Janinë

Një shqipar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana ka rënë në prangat e policisë greke në Janinë. Burime për Ballkaweb bëjnë me dije se shtetasi shqiptar është ndaluar mëngjesin e djeshëm. Gjatë kontrollit rutinë nga ana e policëve grekë ka dalë në pah fakti se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkimi nga autoritetet shqiptare për veprën penale “moskallëzim krimi” që parashikon dënim maksimal prej 3 vjet burg. Dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.///

error: