Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon punën për goditjen e paligjshmërive edhe gjatë këtyre ditëve të pikut të sezonit turistik, e pavarësisht temperaturave të larta.
Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik – konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, Bashkia Vlorë dhe inspektorët e IKMT ndodhen në terren për të verifikuar situatën.
IKMT shprehet se do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundravajtësve në bashkëpunim me instutucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade