SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ina Zhupa: “Kemi detyrë të demaskojmë farsën”. Nuk fitojmë nëse bëjmë ‘luftë shtrigash’ me njëri-tjetrin.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ritheksoi sot se është detyrë e PD-së të demaskojë farsën elektorale të 11 majit.

Në një intervistë televizive, Zhupa u shpreh se nevojitet një analizë e plotë dhe pa shmangie të asnjë lloj diskutimi. Zhupa tha se PD nuk fiton asgjë nëse bëhet ‘luftë shtrigash’ mes demokratëve.

“Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të brendshme, çfarë duhet të bëhet më mirë. Analiza do të jetë e plotë dhe askush s’do t’i shmanget asnjë lloj diskutimi, çdo gjë do të diskutohet me përgjegjësinë, jo për të bërë luftë se nuk fitojmë asgjë nëse bëjmë luftë “shtrigash” me njëri-tjetrin, por për të kuptuar kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur. Të jeni të sigurt se në Shqipëri edhe të kandidonte Donald Trump me mënyrën si organizoi zgjedhjet Edi Rama do të fitonte Edi Rama. Ishin kushtet e tilla që pamundësuan edhe shprehjen e vullnetit të qytetarëve, ndaj ne do duhet të kuptojmë dhe mekanizmat për t’i luftuar dhe analizën tonë të brendshme, sepse dhe ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Kemi shumë mundësi më shumë të njerëzve opozitarë që ende nuk i janë bashkuar PD, të të rinjve, profesionistëve që mund të japin kontribut që mund të ndikojnë në ndryshimin e frymës për shkak të situatës ku ndodhemi, ku rezultati përfundimtar ankimohet në momentin e duhur pa u certifikuar, edhe sipas raportit të OSBE-ODIHR ka qenë një garë midis shtetit dhe PD”,-tha Zhupa./CNA///

error: