SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Info PLUS. Bobi ndahet nga jeta 31 vjeç, fundi i historisë së qenit më jetëgjatë në botë

– Qeni më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeç e 165 ditë.

Mbajtësi i rekordit të “Guinness World Records”, Bobi, një “Rafeiro do Alentejo” i racës së pastër, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Portugali në vitin 2023.

Vdekja e tij u njoftua në rrjetet sociale nga një veterinere që e kishte takuar Bobin disa herë.

“Pavarësisht se jetoi më gjatë se çdo qen tjetër në histori, 11,478 ditët e tij në tokë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme për ata që e donin,” shkroi Dr. Karen Becker.

Bobi u bë qeni më i vjetër në botë që ishte ende gjallë – duke thyer rekordin gati një shekullor.

Qeni më i vjetër, i regjistruar para tij, ishte Bluey nga Australia, i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë muaj.

Mosha shumë e vjetër e Bob u verifikua nga databaza e kafshëve shtëpiake e qeverisë portugeze, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinerëve.

Identiteti i pasardhësit të Bobit për titullin e “qenit më të vjetër në botë” që është gjallë, nuk është zbuluar ende.

Bobi jetoi gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, pranë bregdetit perëndimor të Portugalisë.

Leonel Costa, i cili ishte tetë vjeç në atë kohë, tha se prindërit e tij kishin shumë kafshë dhe duhej t’i vinin në gjumë këlyshët, por Bobi arriti të shpëtonte.

Costa dhe vëllezërit e tij e mbajtën të fshehtë ekzistencën e qenit nga prindërit – derisa ai u zbulua përfundimisht dhe u bë pjesë e familjes, të cilin e ushqenin me të njëjtin ushqim që hanin vetë.

Përveç një momenti të vështirë në vitin 2018, kur Bob u shtrua në spital pasi u rrëzua papritur për shkak të problemeve në frymëmarrje, Costa tha se qeni i tij kishte pasur një jetë relativisht pa probleme dhe mendonte se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte “mjedisi i qetë dhe paqësor” në të cilin jetonte.

Megjithatë, para vdekjes ai kishte hasur vështirësi në ecje dhe përkeqësim të shikimit.

Bobi nuk ishte i vetmi qen i Costa që jetoi gjatë.

Nëna e Bobit jetoi deri në moshën 18 vjeç, ndërsa një tjetër qen i familjes vdiq në moshën 22 vjeç. /(Atila KOTA)///

error: