Ngjarjet e 20 shkurtit 1991 mbeten pikë referimi në proceset transformuese të Shqipërisë. Ato shënojnë kalimin drejt një regjimi të ri politik. Gjithçka nisi më 18 shkurt 1991, me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga institucioni i tyre. Kjo lëvizje gjeti mbështetje të gjerë qytetare, e cila kulmoi me rrëzimin e monumentit të ish-udhëheqësit të regjimit komunist në sheshin “Skënderbej”, më 20 shkurt 1991.
Kjo ngjarje zë vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare, e dokumentuar tashmë përmes dëshmive materiale. Si pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar ruhet kavoja që shërbeu për tërheqjen e shtatores, si dhe kamera me të cilën gazetarët Daniel Damon dhe Azis Gjergji fiksuan momentet historike të viteve 1990-1991 në Shqipëri, midis të cilave edhe rënien e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë.
Përmes këtyre objekteve dokumentohet kalimi drejt pluralizmit, dëshmi materiale që tregojnë kthesën politike dhe mbylljen e kapitullit komunist në vend.(Rrezart EKMEKXHIU)
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI