SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Info PLUS. Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, muze i meritës e vatër frymëzuese për brezat e rinj

 Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “Urdhri i Skënderbeut” e riintegroi Shqipërinë në konstelacionin e sistemeve europiane të urdhrave e medaljeve.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te 100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, të cilin e cilësoi një tjetër moment të bukur të javës që lamë pas.

“‘Urdhri i Skënderbeut’ u shpall në vitin 1925 nga asokohe republikani Ahmet Zogu, një urdhër,  i cili në 100-vjetorin e vet erdhi edhe si rilindje e sistemit europian shqiptar të urdhrave dhe medaljeve, një urdhër për të bashkuar në një sistem të ri europian vlerash, sa të ri edhe të hershëm tradicional, të shkuarën dhe të tashmen”, u shpreh Rama.

Duke e përkujtuar me solemnitetin që e meritonte 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”, Rama tha se “ai i dha fund asaj shpërndarjes pa kriter e karar të teneqeve të shëmtuara, si rezultat i degradimit 80-vjeçar, fillimisht me sistemin e dekoratave sovjetike dhe pastaj me sistemin pa sistem në kaosin e dekoratave ‘masovike’” .

“Jam krenar, që më në fund Shqipëria ka edhe Kancelarinë e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila është një tjetër ngrehinë institucionale e sistemit europian të urdhrave dhe medaljeve, një shtëpi e munguar e kujtesës dhe kujdesit për vlerat e larta të qytetarisë e të shtetësisë, të mishëruara ndër urdhra e medalje, e që do të shërbejë si një muze i meritës së lartësuar, në nderim dhe vatër frymëzuese për shoqërinë e për gjeneratat e reja”, theksoi Rama.(Maela MARINI).///

error: