Pas nisjes së punimeve për Bypassin e qytetit, kur Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) hapi procedurat e tenderimit për ndërtimin e fazës së parë të Bypass-it të Sarandës nga kompania “Gjoka Konstruksion” me një ofertë prej rreth 1.77 miliardë lekësh: keto ditë nisën punimet edhe për meremetimin e rrugëve të reja me kalldrëm.

Pas sezonit turistik të tejzgjatur, Saranda vijon të jetë kantier ndërtimi.

Duket se ankesat e shumta të qytetarëve dhe drejtuesve te automjeteve kane rënë ne veshin e duhur te Bashkisë dhe aktualisht po punohet nga kompania sipërmarrëse për riparimet e pjesëve të dëmtuara te rrugëve te shtruara rishtraz me kalldrëm e mozaikë gurësh dekorativë.

Po kështu, po shihet edhe riparimi i kapakëve të pusetave kryesisht ne aksin e rruges “Skënderbeu“, deri me sot objekt difektoz dhe “eksperimetal” nga ana e sipërmarrësit.

Ndërkohë, punimet e reja kanë përfshirë dhe aksin rrugor të rrugës “Jonianët” pranë ish maternitetit të vjetër, pranë lokalit “Ramo”.
Sipas burimeve bashkiake, pritet që riparimt dhe investimet e reja të jenë të qëndrueshme dhe t’u shërbejnë lëvizjes normale të qytetarëve sipas parametrave bashkohorë.

Pa treguesit cilësorë që pasqyrohen në kontratat përkatëse, nuk do të merret në dorëzim nga Bashkia asnjë nga objektet ku jane kryer ose po kryhen në proces punimet infrastrukurore rrugore në Sarandë -thanë për SARANDANEWS.AL burime zyrtare të Bashkisë Sarandë./( Ana SAJMOLI-SarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.