Biznesmeni Behgjet Pacolli është shprehur se në aeroportin e Vlorës po rikthehet normaliteti.
Komentet Pacolli i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se drejtësia mbetet universal dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.
Ai shtoi gjithashtu se është një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësia në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.
Sipas Pacollit, Aeroporti i Vlorës është për të akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike. Kujtojmë se Pacolli ishte në një konflikt me ortakun e tij për aksionet në Aeroportin e Vlorës.
Postimi i Pacollit:
Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!
Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.
Eshtë një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësija në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.
Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtesise!///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI