Nga Besiana Kadare/
Paralelisht me pandeminë Covid 19, ekziston një tjetër virus i rrezikshëm që po infekton jetën tonë: dezinformimi.
Përhapja e informacionit të rremë neper media sociale është e shpejtë, ngjitëse dhe rritet në mënyrë eksponenciale. Ekziston madje edhe një fjalë e re për ketë fenomen, e krijuar nga OBSH: “infodemi”.
Ju lutem kini parasysh se keqinformimi mund të ketë pasoja vërtet të rrezikshme në jetën reale, sepse njerëzit shpesh marrin vendime bazuar në informacione të rreme.
Sot unë i bashkohem thirrjes së Kombeve të Bashkuara për t’u ndalur nje moment dhe për të reflektuar para se të ndaj informacione në mediat sociale.
Ju lutem bashkohuni dhe ju me mua dhe #PledgeToPause për të frenuar përhapjen e informacionit të rremë!///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari