Numri i vizitorëve u rrit me 66.1 % në muajin maj, krahasuar me majin e 2021-shit.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot treguesit mbi strukturat akomoduese.Sipas raportit të INSTAT-it, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 41.6 %, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 88.6 %.Referuar të dhënave, numri i netëqëndrimeve është rritur me 87 %, në krahasim me majin e 2021-shit.
Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritje me 45,4 %.
Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16 %, kundrejt 9.6 % që ishte në muajin maj 2021.Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 15.3 %, kundrejt 8.6 % që ishte në muajin maj 2021.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI