Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se fundi se falë investimeve në turizëm Shqipëria ka mundësi të artë që të jetë konkurrente e fortë në rajon.
I ftuar në një emision televiziv për sezonin e ri turistik, Klosi tha se, “për mua problematika akoma s’ka ardhur, është problematika e një turizmi që po shtohet në Shqipëri dhe mungesa e kapaciteteve, mungesa e profesionalizmit, e njerëzve të kualifikuar”.
“Akoma jemi ne që nuk e kuptojmë që turizmi është një industri që do rregullat e tij. Akoma nuk po kuptojmë që turizmi nuk është më një aventurë në Shqipëri, por është një sistem. Ne kemi shumë nevojë ta transformojmë shoqërinë shqiptare, në shoqëri që i shërben turizmit dhe po ashtu të kemi mundësi që të kuptojmë që janë një sërë problematikash që kanë të bëjnë me infrastrukturën, shërbimin dhe me cilësinë e shërbimit”, theksoi Klosi.
“Unë mendoj se ajo që do ndodhi këtë vit është a do ia dalim të ruajmë cilësinë e 2019-ës? Edhe të 2020-ës në fakt që u ruajt në shërbimin hotelier shqiptar. Megjithatë them se do jetë problem sepse 2 vjet në një sistem të kufizuar të shërbimit kanë ndryshuar në fakt të gjithë personelin, stafet, përgatitjet. Dhe shpresoj shumë që të dalim sa më shpejt nga pandemia”, tha Klosi.
“Mendoj që padyshim problemi kryesor i këtij viti do të jetë kur do të dalim nga pandemia dhe si do dalim. Kur do hapet për turistët e huaj. Qytetet e brendshme, Gjirokastra, Berati, Saranda që është pak larg nga ky turizmi rajonal do të kenë problematika nëse bota dhe Europa nuk do të hapet”, tha Klosi.
Ai shtoi se “po zhvillohet turizmi i brendshëm, turizmi rajonal, është një treg i ri që po fitojmë me Serbinë, me maqedonasit e Maqedonisë së Veriut”.
“Një treg i ri që po hapim me Ukrainën me vendet skandinave, vendet e largëta. Por ama turizmi masiv është turizmi i organizuar. Por nëse nuk kemi hapje të Europës karshi nesh, pra Polonia, vendet balltike, probleme me vendet skandinave që të sjellë turizmin e organizuar sidomos për qytetet e brendshme si Gjirokastra, Berati, dhe Saranda. Nëse s’hapet Greqia, nëse s’hapet Korfuzi, nëse s’hapet Janina nga do vijnë turistët. Saranda prapë do jetë problem. Prandaj them që problemi më i madh është që në vitet që do vijnë sesi do e komportojmë ne shoqërinë shqiptare për t’i shërbyer turizmit”, tha Klosi./ATSH-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade