Pesë oficerë policie janë liruar nga detyra pas vrasjes së një 28-vjeçareje më 1 prill jashtë komisariatit në periferi të Agioi Anargyroi, në veri të Athinës. Mes oficerëve të pezulluar janë komandanti i stacionit dhe dispeçeri i urgjencës, i cili ishte në telefon me viktimën kur ajo u vra.
Sipas rindërtimit të mediave greke, Kyriaki Griva, 28 vjeç, shkoi në komisariat mbrëmjen e 1 prillit, pasi kishte frikë për jetën e saj nga ish-partneri i saj. Gruaja ka qëndruar brenda komisariatit të Agioi Anargyroi për tetë minuta dhe pasi është larguar ka telefonuar centralin e urgjencës së policisë për të kërkuar një makinë për ta shoqëruar në shtëpi.
Në lidhjen telefonike të raportuar nga mediat greke, agjenti i centralit i tha gruas se “makina e policisë nuk është taksi”, dhe se nuk mund ta shoqëronte në shtëpi nga ku ishte, por mund të dërgonte direkt një makinë skuadre në shtëpinë e gruas. Teksa po zhvillohej biseda, ish-partneri ka arritur te gruaja jashtë komisariatit dhe e ka goditur me thikë disa herë për vdekje.
Vrasja e saj shkaktoi zemërim të thellë në vend, duke vënë në qendër të kritikave policinë, e cila dështoi të vlerësonte seriozitetin e rrezikut që u përball kur raportoi shqetësimet e saj në komisariatin e Agioi Anargyroi.
Kreu i Prokurorisë së Athinës, Antonis Eleftherianos, ka urdhëruar një hetim të plotë për “të metat e mundshme nga ana e punonjësve të policisë në detyrë në momentin e tragjedisë”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI