Ish-kryebashkiaku i Himarës, aktualisht eurodeputeti grek Fredi Beleri, që u dënua dhe vuajti 2 vite burg për korrupsion zgjedhor të dhëna nga SPAK-GJKKO për çështjen e 12 majit 2023 kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ka qenë i pranishëm në ndjekjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ.
Bashkë me të ka qenë edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Të dy kanë ndjekur procesin e numërimit në Himarë, ku në katër kutitë e para që u lajmëruan, PS kryesonte me diference të ngushtë ndaj PD. Beleri e humbi mandatin e kryebashkiakut, edhe pse u zgjodh nga qelia dy ditë pas arrestimit, 14 maj 2023, në zgjedhjet lokale.
Beleri bëri fushatë elektorale në krah të Sali Berishës dhe PD-së në Himarë për zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë që aleanca PD-ADSHM ka ndjekur aktualisht edhe strategjinë e bllokimit të votave të diasporës në Greqi, numërimi i të cilave është bllokuar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI