Nga Dhimitra MALO- BOGO
Isha në gjimnaz kur mësuesja e letërsisë Vera Gjergo na fliste me entuziazëm për shkrimtarin që sapo ishte bërë i njohur. Ajo më bëri ta dua dhe ta lidh jetën time me letërsinë. Më vonë ato pak leksionet e Kadaresë në fakultet i mbaj mënd si dje..Kanë kaluar 45 vjet…Nga ditari tim atëhere …«Më në fund erdhi dita e leksionit të Kadaresë. Prisnim me padurim që ta shikonim dhe ta dëgjonim nga afër. Të gjithë në auditor secili në vendin e vet, mbi 70 studentë. Ai hyri në sallë me një pardesy ngjyrë krem. Asnjë nuk pipëtinte. Në ato sekonda ( kur bënte hapat nga dera e sallës tek katedra ) donim të lexonim shprehjen e tij që na u duk pak e vrejtur. Dhe nuk gabuam. Atë e nervozoi heshtja jonë absolute dhe tha.. çështë kjo heshtje…Kaq ….Pse e tha këtë ? Mbase iu duk i tepërt ky vlerësim … Filloi të na fliste për modernizmin, për Kafkën…. Na lexoi disa paragrafe…. Ne më vonë diskutonim me njeri- tjetrin dhe jo vetëm nuk na dukej i rrezikshëm Kafka por po na pëlqente.»
Në vitin e fundit të fakultetit 1977-78 na jepte leksione për letërsinë shqiptare një pedagog i ri i sapoardhur nga Gjirokastra , Foto Malo (me të cilin një vit më vonë u martova ) dhe dëgjoja më shumë interes fakte interesante nga jeta e Kadaresë dhe që Foto i botoi në dy librat e tij.

Në gjimnazin Sami Frasheri në Tiranë punova si mësuese e letërsisë . Aty ishte nxënëse Gresa Kadare, vajza e Ismailit. Sa shumë i ngjante në pamje.Shpesh bisedoja për të me kolegen time Natasha Milkani që e kishte nxënëse Gresën. I kërkoja hartimet e saj që të shikoja si shkruante. Krejt e veçantë.
Po e mbyll këtë shkrim me një MIRËNJOHJE pa fund për gjeniun shqiptar . Sa herë jam ndodhur në Europë në konferenca për emigracionin dhe u them njerezve se jam nga Shqipëria , ndeshem në entuziazmin e tyre të thonë …Aaaa nga vendi i Kadaresë… Kjo më emocionon shumë dhe nga shpirti më del urimi : Të paçim me shëndet që përjetësove Shqipërinë në kulturën botërore./sarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI