Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobel’ në letërsi. Euronews Albania ndoqi ‘live’ reagimin e shkrimtarit kombëtar shqiptar, Ismail Kadare, i cili e ka ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. I pyetur nga Euronews Albania nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, Karare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.
“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”, tha Kadare.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Helena Kadare u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë. “Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare./Euronews///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI