Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga banesa ku u gjet e pajetë e moshuara qe mbahej e fshehur nga nipi i saj 55 vjeçar.
Bëhet fjalë për ngjarjen që tronditi Janinën mëngjesin e sotëm pasi policia gjeti trupin e pajetë të një 69-vjeçareje duke u dekompozuar në bodrumin e banesës. I nipi e kishte mbështjellë trupin dhe e kishte futur në një valixhe, të cilën e kishte vulosur me ngjitës në mënyrë që të shmangte qarkullimin e aromës së rëndë.
Dyshimet u ngritën nga fqinjët që raportuan se prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë.
Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike 2-3 muaj më parë ndërsa nipi 55-vjeçare u arrestua, pasi akuzohet se nuk e ka raportuar vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.
Siç raportojnë mediat në Greqi, nipi i të moshuarës nuk është një personazh i panjohur për autoritetet. Ai njihet për një grabitje dhe tentative vrasjeje të kryer në mesin e viteve 1980.
Ai ka bërë tre vite burg dhe është arratisur në vitin 1992. Në vitin 2006 ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Ndaj tij ka pasur edhe akuza për përdhunim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI