SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Janis Parios, ikona greke e këngës, pas koncertit në Janinë, të mërkurën në Tiranë.

(FOTO: SARANDANEWS.AL)

Janis Parios, ikona greke e këngës, pas koncertit në Janinë, ku u mireprit nga mijera fansa, të mërkurën këndon në Tiranë.

Koncerti i Parios ne teatrin verot te FRONTZOS ne Janine ishte nje recital i veçante, nje’udhetim’ në vite, ne dhjetra kenge te mrekullueshme te dashurise, te cilat shpesh u kenduan nga publiku bashkerisht me kengatrin legjendar të dashurise, per rreth kater orë.

Regjisorit i njohur Spiro Duni, i ftuar në nje studio televizive për të komentuar ngjarjen e shumëpritur artistike, pohoi disa detaje rreth kengetarit te mirënjohur edhe në Shqiperi.

Regjisori pohoi se një grup shqiptarësh e kishin befasuar Parios me këngët e tij më elitare ne vitin ’97. Pasi ishte takuar nga afër, Parios u kishte theksuar se po ta dinte që ishin shqiptarë do të kishte brohoritur në skenë ‘Rroftë Shqipëria!’.

Pario befasoi ne koncertin e Janines në FRONTZO kur pohoi se grupi i famshem i Bitellsave, kishte nje lidhje muzikore me Janinën, te ciles i detyrohet edhe krijimi i fenomenit te tyre muzikor , aq unikal ne bote.

Pario mberrin ne kryeqytetin shqiptar pas 44 vitesh, kur erdhi per here te pare ne perberje te turneut të nje ansambli artistik grek, kohe, kur kendoi me pasion edhe nje kenge popullore shqiptare,(““Në një Arë, në një Lëndinë”) /sarandanews.al///

error: