E hëna ka nisur me temperatura përvëluese por megjithatë trendi i temperaturave duket se do të vijojnë në rënie. Temperaturat e ajrit sot ishin të larta që në pjesën e parë të ditës ndërsa maksimalet kanë arritur deri në 37°C.
Nga e marta e në vijim, sipas parashikimeve temperaturat do të vijnë në rënie dhe do të jenë prezentë edhe reshjet e shiut apo edhe stuhitë.
Reshjet pritet të nisin nga e mërkura dhe më intensive priten të jenë në zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Moti me reshje dhe vranësira do të jetë prezent thuajse në të gjithë territorin edhe gjatë së enjtes dhe së premtes thuajse në të gjithë territorin.
Sa i përket temperaturave, nga e marta dhe në vijim maksimalet do të shkojnë deri në 31 apo 32 gradë, për t’u rritur sërish në fundjavë.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre