SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jep dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Dredhës vjen pas kritikave të ashpra të Kryeministrit sa i përket keqmenaxhimit të punëve në Bashkinë e Vlorës si dhe ndërtimeve pa leje.   

Dredha u zgjodh në krye të bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e vitit 2023.

Kryeministri e kritikoi për mungesën e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror në këtë bashki duke e konsideruar si situatë të papranueshme si dhe për situatën e mbetjeve.

Po ashtu Rama bëri një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me Dredhën duke thënë se Bashkia e Vlorës ka arritur deri në absurditet të financojë me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

Po ashtu e kritikoi duke thënë se, bën një sy qorr ndaj ndërtimeve pa leje që janë bërë në bregdetin e Vlorës./ CNA///

error: