Nga Dervish MIkel ONJEA *)
22 Marsi per tarikatin Bektashi dhe disa tarikate te tjera kjo feste perkon me datelindjen e Hazereti Imam Aliut paqja e Zotit qofte mbi Te . Te gjithe po pergatitemi dhe kemi arsye pse duhet te festojme . Falenderojme Zotin qe pandemia nuk na mposhti nuk na mundi edhepse disa nga miqte tane humben jeten dhe te afermit e tyre, jeta perseri triumfoi mbi vdekjen ,drita mbi erresiren, dhe dashuria mbi urrejtjen .

Jeta vazhdon dhe te gjithe bashke u beme krahe e mbeshtetje per njeritjetrin qe ashtu si festat e gezimet edhe hidherimet i ndame bashke se dashuria per njeritjetrin eshte urdher Hyjnor . Ne keto kohe qe rinia po largohet neper kurbete dasma nuk behen me, te gjithe martohen hajdutce duke e rrembyer njeri-tjetrin; aktivitete te tjera nuk ka pervecse mitingje e mbledhje per votime ,njerezit takohen e c,mallen sadopak vetem neper vdekje .

Nje jave na ndan nga Festa e madhe e Sulltan Nevruzit .
E pse mos te festojme se vetem keto festa na mbeten . Festat shpirterore, Bajramet, Nevruzi ,Hashuret ,Iftaret ne Muajin e Shenjte te Ramazanit na afrojne me njeri-tjetrin, na pajtojne e na ushqejne me shume dashuri.

Dashuria eshte vete Parajsa . Pa shikoni boten. Ku ka lufte njerezia kane marre arratine, Zoti jua shofte zjarrin e luftes!. Ne Elhamdulilah jemi mire dhe bashkerisht, te lutemi per paqen e begatine e njerezise . Besimtare te nderuar ju mirepresim diten e Marte me date 22,03,2022 ne kete dite le te lutemi bashkarishte dhe te festojme njekohesisht . Zoti ju bekofte ne familjet tuaja . Vellazerisht Sherbetori i Fukarenjve Dervish Mikel Onjea .
*) Klerik bektashian. Teqeja Bektashiane e Baba Aliut, Turan, Tepelene
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata