Karvanet e Polifonisë” ishte aktiviteti 3 ditor në qarkun e Gjirokastrës ku pas Tepelenës e Dropullit u ndal edhe në qytetin e gurtë, ku grupet më të spikatura të jugut kanë interpretuar për disa orë, të tilla si grupi i Lunxhërisë, Ergjëria, Folk Group Bilbili Vlorë, Vatra Labe etj..

Sipas Aurora Sala Lazaj, koordinatore e ketij eventi kulturor rajonal, ky event, i pari ne llojin e vet, eshte i mbeshtetur me fonde IPA-s . Me anë të Karvaneve të Polifonisë do të përshkohen viset dhe njerëzit, ngrehinat e vjetra dhe udhët e ndërtuara së fundmi për të bashkuar dhe harmonizuar vlerat humane. Kjo veprimtari organizohet nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, në kuadër të projektit Polyphonia mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Interreg – IPA – CBC Grece Albania, realizuar nga Qendra UET, Universiteti Evropian i Tiranës, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, Bashkia Dropull, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë, Bashkimi Rajonal i Komunave të Epirit dhe Bashkia e Pogonit,-vuri ne dukje per SARANDANEWS. AL, Lazaj.

Stefan Arseni pjese e stafit organizator në një prononcim për mediat e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë event pasi sipas tij ka rëndësi mbajtja gjallë e polifonisë dhe kalimi i saj në brezat e tjerë.
“Kemi zgjedhur grupet më të mira. Është një aktivitet shumë rëndësishëm, me realizimin e tij është qëllimi të mbajmë gjallë polifoninë dhe ta kalojmë atë në brezat e tjerë.

Ndërsa Golik Jaupi, pjesëtar i grupit të Bënçës Tepelenë tha se për të është kënaqësi të këndoj në Gjirokastër, ndërsa theksoi se i vjen mirë që të rinjtë po këndojnë dhe se kënga labe po bëhet e preferuar.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.