Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me mbështetjen financiare të qeverisë italiane dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara po punojnë për të mbrojtur dhe zgjeruar Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë.
UNDP Albania publikoi një video nga “Gjiri i Djallit” në Parkun Detar Karaburun Sazan, që është shpallur Zonë e Mbrojtur, e cila ofron pamje spektakolare të botës nënujore në këtë park detar, teksa thekson se “kjo është një nga mënyrat se si ne e ndihmojmë Shqipërinë të arrijë Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 14 – Jeta nën ujë”.
Sazani është një ishull i vogël prej rreth gjashtë kilometrash katrorë, që ndodhet përballë Gjirit të Vlorës, në Kanalin e Otrantos. Një shkëmb gjigant që prej dekadash ka qenë një bazë ushtarake e paarritshme, dhe që sot po shndërrohet në një prej atraksioneve turistike kryesore të Shqipërisë.
Nga këtu, mund të shkohet në këmbë në bregun perëndimor, ku ndodhet Gryka e Xhehenemit dhe Gjiri i Djallit, që përbëjnë një peizazh spektakolar.
Nga viti 2010, ishulli bën pjesë, bashkë me gadishullin e Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan, që mund të arrihet nëpërmjet një prej shumë anijeve që nisen nga porti i Vlorës. Këtu mund të admirohet shpella e mrekullueshme e Haxhi Aliut, e konsideruar si më e madhja dhe më e thella në gjithë Shqipërinë, që të dhuron një spektakël unik dhe emocionues./ats///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI