Aksi rrugor Berat-Ballaban (Këlcyrë), një rrugë e vjetër, shumë e rëndësishme për zonat ku kalon, do të nisë nga rindërtimi brenda këtij viti.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të ujësjellësit të ri të Gjirokastrës, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Sipas saj, për rivitalizimin e kësaj rruge planifikohet një ndërhyrje të thellë në gjurmën ekzistuese për ta rikthyer këtë aks në funksion të plotë.
Ky segment rrugor, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe iu shërben afro 150 mijë banorëve. Ndërtimi i saj është një mundësi më tepër jo vetëm për të shkurtuar distancën dhe kohën e udhëtimit, Berat-Përmet e më tej në Gjirokastër, por edhe për të nxitur zhvillimin e turizmit në këtë zonë.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026