Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi iu gjet kanabis, armë gjahu e fishekë. Në pranga kanë rënë Ferdinant Shehu dhe Serxho Shehu, 57 dhe 26 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, ndërsa po hetohet edhe një 25-vjeçar me inicialet E. K..
Sipas Policisë, 25-vjeçari dhe Serxho Shehu po udhëtonin me një makinë tip “Suzuki”, ku pas kontrolleve u gjet një sasi kanabisi. Ndërkohë pas kontrolleve në shtëpinë e babë e bir u gjetën 2075 fara kanabisi, një çifte, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI