Qyteti i gurtë, Gjirokastra, vijon të mbetet ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha sot për ATSH-në se “40 mijë turistë e vizituan qytetin e gurtë të Gjirokastrës, vetëm në muajt janar-qershor të këtij viti”.
Sipas tij, vizitorët gjatë qëndrimit në Gjirokastër njihen me vlerat natyrore e kulturore të Gjirokastrës.
Një ndër atraksionet kryesore për turistët, përveç Qafës së Pazarit dhe Kalasë, janë edhe muzeumet .

Në këtë drejtim, Golemi thekson se “Muzeun e Luftës së Ftohtë e kanë vizituar më shumë se 1000 turistë, ndërkohë që ka pasur një interes të lartë edhe për muzetë e tjera që bashkia Gjirokastër ka,si në qytet dhe në rrethinat,njësitë administrative”.
Golemi shprehet se “ndër pikat më të frekuentuara janë edhe banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit, etj”.
Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI