Kalaja e Ali Pashë Tepelenës është kthyer në një ndër pikat turistike më interesante për vizitorët dhe turistët e huaj, pas investimit në rehabilitimin e rrugëve të brendshme të kalasë por edhe hapësirave rreth saj. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi pamje nga transformimi i Kalasë dhe i rrethinave ku thekson se, “është bërë shumë, por më shumë do të bëjmë”.
“Tepelena, Tepelena, thotë kënga… po tashmë Tepelena nuk është vetëm këngë, por edhe destinacion turistik e kulturor pasi po shndërrojmë atë që pakkush e besonte”, shprehet Kumbaro.
Kalaja e Tepelenës doli nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe u çlirua nga brenda prej gardheve e mureve, sustave për t’u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk u prishën do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t’u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonës.
Kalaja e ndërtuar nga Ali Pashai për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819 dhe sot është një ndër objektet më të rëndësishme historike me mjaft interes për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.
Nje atraktivitet i veçantë i kësaj Keshtjelle, lidhet edhe me faktin se Ali Pashe Tepelena, në kulmin e fuqise se tij, priti ne rezidencen e tij, brenda rrethimit te dyte te Kalase, poetin anglel Lord Xhorxh Bajron .
Kjo ngjarje eshte perjetesuar edhe ne faqen ballore te Kalase se Ali Pashes nga nje Pllake e vendosur ne vitet ’80 me citimet nga vepra e Bajronit “Cajld Harold”.
Nderkohe, sheshi prane Kalase dhe Pllakes, mbaj emrin “Sheshi Lord Bajron” ndersa shetitorja kryesore e qytetit, mban emrin: Shetitorja “Ali Pashe Tepel;ena”, emertime keto, te vendosura ne vitet 1980-1985 te shekullit te kaluar nga administrata e pushtetit lokal. Nehyrje te Tepel;enes mund te vizitohete dhe monumenti i Ali Pashe Tepelenes, veper e Skulptorit te Popullit Muntaz Dhrami. //
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI