Parku Arkeologjik i Adrianopolit është një nga më të bukurit parqe, pranë qytetit nën mbrojtjen e UNESCO, Gjirokastrës, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Margariti nënvizoi se, punonjësit e DRTK Gjirokaster vijojnë punën për pastrimin dhe sistemimin e Parkut Arkeologjik i Adrianopolit, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe motit të lagësht.

“Me gjithë temperaturat e ulëta dhe motin e lagësht, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – DRTK Gjirokaster vijojnë punën për pastrimin dhe sistemimin e monumenteve të kulturës”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Qyteti antik i Adrianopolit ndodhet në fushë të hapur 14 km në jug të Gjirokastrës, rreth 300 m larg rrugës automobilistike Gjirokastër- Sarandë, në Bashkinë e Dropullit. Në këto ditë vere ai është kthyer në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Falë edhe gërmimeve arkeologjike të viteve të fundit, në këtë sit janë shtuar pikat e vizitueshme për turistët, duke rritur interesimin e tyre për guidat në këtë zonë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI