SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Pas 30 vitesh riaktivizohet aerodromi i Gjirokastrës për sportet ajrore.Nje hapësirë për turizmin e zonës.

Aerodromi i Gjirokastrës është rijetëzuar pas 30 vitesh. Spektakli i parë u dhurua nga 4 aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova, që në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare dhanë spektakël mbi qiellin e kaltër.

Riaktivizimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë nga bashkia e qytetit, çka synon kthimin e kësaj piste një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës “365 ditë turizëm”

“Rikthimi i fluturimeve në Gjirokastër për herë të parë pas më shumë se 30 e kusur vitesh, është një moment i bukur dhe nuk e ekzagjeroj po të them historik. Fluturime me avionë të vegjël sportivë, por mjaftueshëm domethënëse për të treguar vizionin tonë që ky aset kaq shumë i rëndësishëm të vihet në funksion të turizmit.’-shprehet kryebashkiaku i Gjirokaster, Flamur Golemi.

I vënë në funksion në fillim të viteve ’30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit  Gjirokastrën.

Kryeministri Rama e ka vl;eresuar sot “eksperiencën e  çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.-citon sot Shqiptarja.com///

error: