SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jug: Përleshje me thika mes dy personave në Gjirokastër, një i plagosur

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida 29 vjeç nga Gjirokastra. Ngjarja ka ndodhur para pak në afërsi të Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.

Sipas informacioneve i riu është sulmuar nga dy persona dhe është dërguar me urgjencë në spital në gjendje shumë kritike për jetën dhe nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

I riu është plagosur në krahë dhe këmbë. Policia ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe po heton. Sipas policisë autori është identifikuar me iniciale P.K. dhe është shpallur në kërkim.///

error: