SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Rruga e re e Kuçit, udhëtarët sjellin peizazhin fantastik të Labërisë

Rruga e re Gusmar-Kuç, e cila lidh Tepelenën me Himarën parashikohet të krijojë një ofertë të re turistike për këtë zonë.

Investimi siguron kthimin e këtyre zonave të mrekullueshme malore, në zonat më të zhvilluara të agroturizmit, transformimin e shtëpive në bujtina dhe ndërtimin e strukturave hoteliere rurale, të shfrytëzueshme përgjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo rrugë, e cila krijon një aks të ri udhëtimi përmes një pjese të panjohur të parajsës shqiptare. Pamjet informoi Rama, ia kishin nisur udhëtarë të zakonshëm të saj.

“Kënaqësi të shoh video si kjo që vijnë nga udhëtarë të rastit të rrugës për në Kuç, mes peizazhit fantastik të Labërisë”, tha Rama

Aksi Kuç-Gusmar lidh bashkë Tepelenën dhe Himarën, si dhe qarkun e Gjirokastrës me rrugën e Lumit të Vlorës dhe me bregdetin.

Prej kohësh rruga ishte domosdoshmëri infrastrukturore për të vënë në lëvizje agroturizmin në zonë, si dhe tregtinë e produkteve bujqësore e blegtorale më pranë bregdetit dhe më pranë shërbimeve kryesore në qendrat përkatëse të bashkive.

Natyra që shoqëron të gjithë këtë aks është një eksplorim më vete i turizmit malor, sepse jugu nuk ka vetëm plazhin e bukur.

Ky aks rrugor ndihmon në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik, ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre. Me përfundimin e rrugës udhëtimi nga Tepelena në Himarë kryhet për një orë. /ata///

error: