Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, ne lagjen Nr.3, ne Sarandë dhe vihen në pranga 4 shtetas. Sipas burimeve te Policise, pervec te katerve, eshte shpallur në kërkim edhe një 49-vjeçar, i cili i kishte kontraktuar për të kryer punimet.

Mesohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Policia referoi se u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.
Policia tha se u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje