SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Rrugëtim në Grykë të Selckës dhe Hllomo të Dropullit.

REPORTAZH-

-Nga Shëlqim HAJNO-

HLLOMO/DROPULL/ 25 nëntor /SARANDANEWS.AL-Shkëlqim Hajno/–

1. Magjia e vjeshtës së tretë në luginë.dhe ferma “UJËVARA”: e Shpëtim Beqos

Në një rrugëtim drejt Grykës së Selckës, duhet të përshkosh një rrugë të pashtruar duke kaluaar vijimisht  një monopat që ulet gjithmonë drejt kanioneve. Në këtë ditë nëntori gjithçka është veshur me simfoninë e ngjyrave të vjedhtës së tretë. Dominon e verdha, po vende-vende, jeshilja e ndezur e hilqeve dhe e kuqja e disa pemeve në të dy faqet e maleve: Kemi hyrë fiks në Grykën e Selckës që ndan si me një thikë gjigande vargmalin Shëndëlli-Lunxhëri me Bureton në krahun tone të djathtë.

Jemi gjithmonë në nje rrugë të pashtruar por tashmë të drejtë kur, befas na shfaqet një objekt me nje trajtë pak alpine. Lexon “UJËVARA”. Tinguj e një klarinete dhe një orkestrine popullore me motive jugu nga ky objet buzë kanioneve të Selckës dhe larg qendrave të banimit, na bënë kureshtar dhe ndalemi për të marrë pak informaicon për më tej, në mungesë të sinjalistikës. Por këtu ishte edhe befasia e parë.

-Përshëndetje! Ç’bëhet këtu?

-Këtu pounohet dhe jetohet,-na thotë një burrë me një beretë të zezë në kokë që prezantohet si Shpëtim Beqo, i zoti i lokalit dhe i Fermës.

-Lokain e pamë po Fermën jo.-I themi.  Atëhere Shpëtimi ky 63 vjeçar me shkathtësinë e një të riu, na spjegohet se ka gjashtë vite që ka nisur aktivitetin e tij në këtë luginë pranë fshatit Selckë në Bashkinë e Dropullit. Shpëtimi është nga qyteit i Libohovës.Ka ardhur këtu gjashtë vite më parë, pasi provoi se me zanatin e dikurshëmm të kovaçit dhe marangozit, nuk bëje dot “hair” në kurbet, në emigracion në Greqi.

– Ateherë vendosa të merrem me blegtori-tregon ai .-Bleva fillimisht 114 krerë dhi me paratë e emigracionit, por pas katër muajve,më mbetën vetëm vetëm 50 krerë! Nuk dija nga ky zanat i ri. Por vendin për kullota dhie e kisha zgjedhur të mirë. Gruan, Lumturinë ama, e kisha me vete. Më mbështeste. Edhe djali, Ervisi. Edhe nusja e tij. Dhe kështu, e ngrita stanin përsëri. Bëra stallat edhe vathën. Bleva dhi të tjera.Mësova më shumë nga ata që dinin dhe tani, kam një tufë me dhi prej 350 krerë. Domethënë tufë të rëndë thonë të parët.-rrëfen biznesin e fermës, Beqo.

2. “UJËVARA”, agroferma që ofron edhe prodhime nga stani, edhe perime.

Tek më tregon stallën e thjeshtë edhe nomenë e dhive dhe të  kecave që pritete të lindin në dhjetor, Shpëtim Beqo më dëfton një dhi të vogël në një kopsht me gardhime shufrash.

-E shikon atë? Shiko, kur të vijë këtu me një zë kur t’i thërrasë me emrin Miranda…

Ashtu bëri. Sapo e thirri, Miranda iu afrua me shpejtësi duke blegërirë.

-Kur polli e ëma, Miranda ishte si dështim  dhe duhet ta flakja, por gruaja Lumturia më tha: Mos! Unë do ta mend (sa të marrë veten) me biberon. Dhe ashtu bëri,. E rriti me biberon dhe tani Miranda e Lumturisë është mbi 30 kg.- dhe qesh.

Pastaj, Shpëtimi na tregon një perimore që ka fare pranë lokalit dhe jo larg stallës së dhive. Edhe tani ne nentor shikon domate, speca, patërxhane, qepë të njoma dhe të duket sikur je në një copëz Myzeqe. Sipas tij, këto perime furnizojnë lokalin ndërsa qumështin e  tërheqin grumbullues të ndryshëm për fabrikat e Dropullit e më tej,

3.Sorkadhja.

Në një kornizë në faqen e lokalit  kur po largoheshim, pamë se Shpëtimi kishte vendosur foton e një dhije me katër brirë që ka ende në tufën e tij. E kam në tufë dhe i themi “Sorkadhja” për shkak të brirëve, na spjegon ai për kuriozitetin e vizitorëve.

Lokalin e fermës së tij ,me prodhimet të gjitha bio, e frekuentojnë  udhëtarë, turistë të huaj , amatorë të natyrës, etj,.

“Sorkadhen” e kanë fotografuara shumë turistë po edhe njërëz të shkencës-na thotë Shpëtimi.

4. Parku i bletëve te “Ujëvara”

Ndër invesitmet e agrofermës këtu ndanë honeve të lumnit të Selckës është edhe parku I bletëve.

Këtu ka një kullotë të shkëlqlyer për bletët. Kam 60 koshere por mund të behen edhe dy e trefish, pasi është vend i mbrojtur. Sa për prodhimin Shpëtimi na tregons e “nuk I mbetete asnjë pikë mjalt pa shitur”. Madje, kam shumë kërkesa , më tepër nga ç’kam mundësi t’ua plotësoj kërkesat shumë klientëve nga Gjirokastra, Tirana, Dropulli, po edhe në Greqi, etj,.

5. “Ah, sikur të vinte këtu ndonjë nga Ministrja”

Kështu, u shpreh Shpëtimi i agrofermës “Ujëvara”kur ne po largoheshim për të vijuar udhën drejt Hllomosë, në krahinën e  Pogonit .

Ai nuk ka përfituar ende ndonjë mbështetje  nga  programet e nxitjes së blegtorisë, por një mbështetje sado e vogël që do të përfitonte apo ndonë grant, do të kishte mundësi për t’i dyfishuar invesitmin në blegtori po edhe ne bletari.

-Unë nuk  kam mundësi të bëj aplikime apo si I thonë, por sikur të vinte këtu ndonjë nga Ministria apo ata të AZHBR-s do të tregoja se me pak mbështetje fiannciare këtu dyfishhet prodhimi”-na tha Shpëtim Beqo.

6.  Hllomo, fshati me shumë shtëpi, pak njerëz dhe shumë nikoqirllëk

Rruga për në Hllomo e lë majtas Poliçanin dhe krahinën e Zagories.

Lumi i Selckës na shoqëron për disa kilemetra  dhe rruga alternohet mes pyjeve të bukura, arave të dikurshme dhe lëndinave.  Hllomoja është e vendsur  në një shpat dhe nje pllajë të vogël ku shtëpitë, të gjitha me gur të gdhendur  janë shumë pranë njera-tjetërs. Një fshat qindravjeçar, I ndërtuar nga kurbetlinjtë e dikurshëm, që ruan në gjirin e tij, kisha të bukura, po edhe të tjera asete të trashëgimisë kulturore si shtëpinë e Ikonografëve Jushi, me moshë 200 vjeçare dhe vlera të spikatura arkitektonike, Kishën e Shën Premtes që daton në vitin 1829 dhe është më e madhja në këtë hapësirë, selvitë e Hllomosë me moshë qindravjeçare si biomonumente natyre, Urën e Çiminxhit  ndërtuar në shek.XVIII të stilit arkitektonik me qemer ,etj,.

Dikur me mbi 80 shtëpi, sot fshati ka 50 të tilla me banorë të moshuar, por që ngado shikon lule dhe peme frutore, shprehje e një kulture të hershme dhe nikoqirllëku të pranishëm në çdo portë.

Panajoti me Athina Pano  janë një çift të moshuarish që na mirëseardh. Janë kthyer prej disa vitesh nga emigracioni në Greqi. Tek nxjerr rakinë e re, Panajoti tregon me dorë oborrin me shumë lule dhe kopshtin më fruta.

-Nga duart dhe djersa janë janë të gjitha sa shihni, jashtë e brenda konakut, tregon me dorë shtëpinë  e tij tip vile dhe më një balkon që të fton të shijosh bukurinë fshatit, nën ritmin e një shiu të butë që ka nisur shtruar në këto anë….///

error: