Nga e premtja nis qarkullimi i mjeteve në bajpasin e Vlorës, një vepër e rëndësishme e cila do të lehtësojë trafikun si dhe do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi së bashku me inxhinierët, përfaqësuesit e policisë së qarkut Vlorë, kontraktorin dhe supervizorin e punimeve diskutuan mbi planin e menaxhimit të trafikut dhe masat që do të merren për një qarkullim sa më të sigurt dhe funksional të automjeteve në këtë bajpas.
ARRSH bëri të ditur se plani i menaxhimit të trafikut do të bëhet i ditur së shpejti për të gjithë përdoruesit e rrugës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI