Nis ne Tepelenë sot , eventi tradiconal “Java Kulturore e Ali Pashë Tepelenës”, edicioni i 5-të.
Në sheshin “Lord Bajron” te qytetit, dhe ne sallen e madhe te shtepise se Kultures “M.Matohiti” startojnë sot nje varg veprimtarish.
Konferenca shkencore – Ridimensionimi i figurës së Ali Pashë Tepelenës – nis ne oren 18:00, duke perfshire kontribute nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Muzeu Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Universiteti Evropian, Universiteti “Eqrem Çabej”, etj,.
Konferenca shkencore zhvillohet ne hajatin e madh, ne mjedisin e brendshem te Kalase se Ali Pashe Tepelenes, prane portes lindore,-tha per sarandanews.al Aleksander Toti, specialist i kultures dhe turizmit ne kete Bashki.
Një panairi shumedimensional -ne sheshin e qytetit, çelet ne orën 19:00 me kulinari, etnografi, artizanat, folklor, turizëm, memorie historike, ekspozitë fotografike,etj,.
Ndersa koncerti festiv i ores 19:30, do te sjelle muzike e lehtë popullore, recital poetik, isopolifoni, saze, muzik rrok,etj,.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI