Nga Vangjel SHUMELI
Është privilegj dhe kenaqesi per një njeri nga krahina e Rrezes se Tepelenes te shkruaje per asetet qe zona e origjinës disponon ne pjesen e trashëgimise historike dhe kulturore. Keto e nxisin akoma me shume vizitorin vendas dhe te huaj ti shijoje ato atraksione nga afer.
Ne rastin konkret permend Leklin e 6 mehalleve dhe te monumenteve te qytetërimit antik ku ishte nje nga pikat me te rëndësishme te Luginës se Drinos gjate asaj periudhe. Pavaresisht qe jam nga Kodra, fshati ne krah, kur shkruaj per Leklin, ndihem sikur hedh ne leter per vendin tim dhe, krenohem kur degjoj histori dhe deshmi qe tregojne per identitetin e zones nga kam origjinen familjare.


Vizitori duhet te vije ne Lekel dhe nuk do te zhgenjehet per faktin se lekliotet jane bujare, fisnike dhe mikprites. Lekli, eshte shquar me rrjedhen e koherave dhe ngjarjeve te ndryshme historike dhe sociale per kulture dhe civilizim. Lekli është një perle e historisë shqiptare gje qe e bën evidente monumentet qe mbart ne vetvete. Mbi te gjitha eshte vendbanimi i lashtë ilir i Leklit, sipas studiuesve të arkeologjisë daton në shek. VI-V p.e.r. Kalaja antike e Leklit Ndodhet në juglindje të fshatit, në kodrën e Shën Mëhillit, në lartësinë 500 m mbi nivelin e detit.
Kodra është shumë shkëmbore, me pjerrësi të theksuar nga lindja në drejtim të perëndimit. Fillon e ulët në formë tarracash, deri në këmbët e malit Golik ku kalon lumi i Drinos. Në sipërfaqen e kësaj kodre, duken rrënojat e murit antik, të cilat është vështirë t’i ndjekësh në gjithë perimetrin rrethues.
Këto përbëjnë sistemin e fortifikimit të ruajtur deri në ditët tona, ku dallohen teknika të ndërtimit në formë poligonale dhe izodomike (me blloqe guri në formë paralelepipedi). Muri ka trashësi që shkon deri në 3.20 m. Muri ndjek linja të drejta, i ngritur ndërmjet shkëmbinjve apo i mbështetur mbi platforma shkëmbore të rrafshuara për këtë qëllim. Skajet e murit me shkëmbin natyral, herë blloku i gurit, herë shkëmbi, futen si pykë tek njëri – tjetri.


Sipas studimit të mureve, dhe datimit që ka bërë arkeologu anglez Hamond në vitet ’30 të shekullit XIX, sistemi fortifikues i vendbanimit, mendohet të jetë ngritur në fillimet e shekullit III p. Kr. Datimi mbështetet në teknikën dhe materialin arkeologjik, të pashkëputur nga ngjarjet historike. Gjetjet arkeologjike në kodrën e Shën Mëhillit. Në sipërfaqen e kodrës së Shën Mëhillit ku ndodhen edhe muret e Kalasë së Leklit, gjetjet janë të pakta. Por shpesh konstatohen fragmente enësh të përdorimit të përditshëm, pjesë pitosash (qypa të mëdhenj të përdorura si enë për të mbajtur rezervat ushqimore) dhe tjegullash. Materiali i pakët arkeologjik i gjetur i përket periudhës helenistike dhe asaj romake.
Në tarracën e sipërme janë parë fragmente mozaiku shumëngjyrësh, me figura gjeometrike që i takojnë shek. III – IV p. Kr. “Qershia mbi torte” per Leklin, objekti me rendesi historike qe i rezistoi shekujve është kisha hijerende qe zbukuron Cikurin, sheshin e fshatit, kisha e Profetit Ilia, Monument kulture e kategorise se dyte.Eshtë një vepër arkitektonike e shek XIX. Ajo është ndërtim i thjeshtë i tipit tri nefëshe dhe është ndërtuar mbi një bazament guri me përmasa 20m × 17m. Ambientet e saj janë hajati,këmbanarja,dhoma e grave,dhoma e burrave,altari dhe ikonostasi.Kjo kishë funksionon për veprimtari dhe festa fetare të zonës.Restaurimi i saj është bërë në vitin 2001. Interesi për të vizituar Leklin nuk janë vetëm rrënojat ilire, historia këtu ruan shumë “xhevahire” të tjera me interes.

Lekli është vendlindja e Thanas Vajës, këshilltari më besnik i Ali Pashë Tepelenës. Këtu kanë lindur rilindasit Anastas Byku dhe Jani e Kristaq Vaja. Në krye të fshatit ndodhet shtëpia e Mësuesit të Popullit Thoma (Çuçi) Papapano, mësuesi i të parës shkollë shqipe në Gjirokastër, themelues dhe drejtues i shoqërive “Drita” dhe “Vëllazëria”. Në brendësi të fshatit ruhen ende disa dhjetra objekte të periudhës së Mesjetës, banesa, kroje, sterra, kisha dhe objekte të tjera.
Lekli ndodhet përballë Parkut Kombëtar Natyror të Ujit të Ftohtë të Tepelenës. Banesat e Leklit dallohen lehtë nga udhëtari në të djathtë të rrjedhës së Drinos. Zona përreth fshatit është e pasur në burime ujrash, bimë medicinale, pyje, kullota dhe pejsazh natyror të papërsëritshëm. Dhjetra turistë dhe operatorë turistik vendas dhe të huaj shprehin interes për ta vizituar Leklin dhe resurset turistike që ofron ky vend me pasuri të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe natyrore mbetet i pakapshëm për turistët. Kjo gje do bëhet me e dukshme tashmë dhe fale perfundimit te aksit te tij rural me gjatësi 4 km qe lidh ate me rrugen nacionale duke shmangur një problematike te mbartur prej me shume se 3 dekadash duke qenë kështu një shqetesim i madh per banoret e atjeshem.Asfaltimi i aksit ne fjale do nxjerrë akoma me shume ne pah vlerat qe disponon Lekli pse jo te terheqe dhe lekliotet emigrante te investojnë ne vendlindje per te çelur banesat e para per te bukur vizitoret qe do vijne per te pare nga afer dhe per te shuar kuriozitetin per te mësuar rreth historisë se Rrezes se Tepelenes dhe kryesisht te qytetërimit antik të Leklit.Keto levizje do rrisin akoma me teper zhvillimin e agroturizmit dhe ate ekonomik te zones.Eshte domosdoshmeri perfshirja e krahinës etnografike te Rrezes, kryesisht e Leklit si pjese e guidave te ndryshme turistike dhe e projekteve nga ana e pushtetit qendror per tu shndërruar ne perlen e turizmit te Rrezes se Tepelenes pasi premisat per tu zhvilluar ky sektor jane larta./SRANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri