Turistë italianë e francezë po shijojnë bregdetin shqiptar në këto ditë të para të vitit të ri.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto të bëra nga turistët italianë e francezë të cilët po zhvillojnë një tur në Shqipëri.
“Mirëmëngjes nga Qeparoi, me këto foto të turistëve italianë e francezë që magjinë e peizazhit të bregdetit tonë e shijojnë po aq edhe gjatë dimrit”, tha Kumbaro.

Qeparoi, një ndër atraksionet verore të Bregut të Jonit mirëpret turistët me një pamje tërësisht të transformuar.
Shëtitorja e re që kalon në të gjithë vijën bregdetare i ka dhënë Qeparoit tiparet e një fshati tipik turistik mesdhetar, ku janë ruajtur karakteristikat dhe traditat e zonës.

Me financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve është bërë sistemimi i infrastrukturës nëntokësore, është ndërtuar pedonalja, trotuaret dhe sistemi i ndriçimit të hapësirave publike.
Bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e Shqipërisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj, nga vende të ndryshme të botës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI