Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës janë kthyer në destinacione turistike të preferuara për turistët vendas e të huaj, sidomos në sezonin veror.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, gjatë fundjavës që lamë pas kishim fluks vizitorësh vendas dhe të huaj në “Ujërat Termale të Bënjës”, Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, në Peshtan dhe Fushën e Çajupit të parkut natyror “Zagori” dhe parkun natyror “Lugina e lumit Vjosa””.
Ndërkohë që specialistët e ADZM Gjirokastër iu dhanë turistëve informacione për këto zona të mbrojtura.

Zonat e Mbrojtura kanë potenciale të larta për zhvillimin e turizmit. Këto zona vlerësohen si destinacionet turistike më tërheqëse të qarkut Gjirokastër, në të cilat mund të zhvillohen aktivitete të larmishme.


Destinacionet turistike në qarkun e Gjirokastrës janë të shumta dhe turistët kanë mundësi të zgjedhin, ku t’i kalojnë disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI