SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Ka një rrjet sekserësh…”. Pas denoncimit të Carlo Bolinos, i drejtohet atij Besnik Baraj, drejtor i Urgjencës Kombëtare

Besnik Baraj:02/08/2023 20:46

I nderuar Carlo, tema qe keni ngritur eshte sa e vertete aq dhe kritike. Duhet vene dore mbi kete plage. Une sjell pervojen nga familja ime, ku i ndjeri arriti ne spital brenda 30 min, madje teper koshient dhe jepte sqarime, fale funksionimit perfekt te sektorit te ambulancave te urgjences. Pas rreth 1 ore ne urgjence erdhi neurologia, qe na tha a jeni dakort si familjare ti behet pacientit tromboliz. Sigurisht pranuam. Ju be skaneri me urgjence, ku desha te falenderoj Dr Maksin! Por u desh te presim dhe 2.5 ore per te transferuar pacientin nga urgjenca te spitali neurologjik. Atje mjeku, pasi e pa pacientin, rekomandoi (gruan time, e bija pacientit) ta çonim te spitali amerikan, pasi sipas tij kish kaluar koha optimale per kryerjen e trombolizes dhe ende mund te arrihej koha per nderhyrje te spitali amerikan!!!!! Nje keshille kontradiktore me ate te neurologes dhe zvarfitje skandaloze! Pasi u futa edhe une ne spital dhe mbajtem nje qendrim protestues, mjeku tha se ka kaluar koha dhe nderhyrja nuk behet as te spitali amerikan. Ne fakt kishin kaluar vetem 4 ore nga momenti goditjes fillestare.

Me pas konstatuam qe mjeku punonte dhe te spitali amerikan si neurokirurg. Pyetem çndodh aty, nepermjet nje mjeku te ri qe njihja, na tha se ka nje rrjet sekseresh qe i orienton te spitali amerikan. Nese ne te gjithe nuk mbeshtesim vendosjen e drejtesise aty ku vihen re akte te tilla, qe per mua jane kriminale, ne e meritojme ta pesojme. Po su zbulua, denoncua e keqja, ajo kurre nuk kurohet. Sistemi yne shendetësor duhet te ndryshoje radikalisht. Minimalisht ka konflikt interesi per nje doktor qe punon te publiku me 1000 euro dhe privati njehkohesisht, qe mund ti jape mjekut rekomandues nje % te konsiderueshme te pageses per nderhyrjen. Ai do jete i interesuar ti coje te privati pacientet, bile ne rastin me te mire se perdor paisjen dhe ne rastin e keq e prish po ai. Shkoni shihni sa paisje nuk punojne per nje difekt te vogel!!!!! Ky sistem absurd shendetesor krijon mundesira abuzimi ne kurriz te jetes dhe financave te njeriut. Me gjithe investimin qe ben shteti sherbimi nuk shkon te pacienti!

error: