Një shumë e konsiderueshme parash janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Në dalje të Shqipërisë, policët kufitarë kontrolluan në vijën e dytë një kamion që drejtohej nga 50-vjeçari me iniciale A.O. banues në Sarandë.
Në çantën personale të shoferit u gjetën 20 mijë Euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa 50-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale mosdeklarim i parave në kufi dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI