-Ka tentuar te largohet drejt Greqise per t’i shpetuar drejtesise ,por nuk i ka ecur. I shpallur ne kerkim , 37 vjeçari tashme eshte vene ne pranga.
Sipas Policise G.M eshte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. .Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin G. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
37 jeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Tashme ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.-thane burime zyrtare te Policise.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI